Autoritetet ruse kanë arrestuar një person me shtetësi ruse dhe gjermane, pasi dyshojnë se i arrestuari po përgatiste një akt sabotimi.
Sipas një deklarate nga Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse, autoritetet dyshojnë se i riu po përgatiste një akt sabotimi me urdhër të Kievit në një linjë hekurudhore në Nizhny Novgorod, një qytet që ndodhet afërsisht 450 kilometra në lindje të Moskës.
FSB sqaron se në shtëpinë e të arrestuarit u gjetën, sipas agjencisë së lajmeve RIA.
Personi i lindur në vitin 2003, i cili u arrestua akuzohet se “përgatiti një akt sabotimi në një pjesë të linjës hekurudhore të qytetit të Nizhny Novgorod, duke përdorur një mjet shpërthyes” në këmbim të një “shpërblim financiar të premtuar” nga shërbimet e inteligjencës ukrainase (SBU), thekson FSB në deklaratën e saj të cituar nga agjencitë shtetërore të lajmeve./vizionplus.tv