Festivali Teatror i të Rinjve, shfaqja “Kush do kujdeset për mua” me regji të Xhuliano Briskut merr çmimin e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festivali Teatror i të Rinjve, shfaqja “Kush do kujdeset për mua” me regji të Xhuliano Briskut  merr çmimin e parë

Rrugëtimi i krijuesve të rinj u finalizua mbrëmjen e të dielës: Shfaqja“Kush do kujdeset për mua” me regji të Xhuliano Briskut u vlerësuar si më e mira e Festivalit Teatror “Hapat”.

Vepra me një mesazh të fortë mori jo vetëm duartrokitjet e publikut, por edhe votat e jurisë, ndërsa për regjisorin ky fillim shërben si një trampolinë për t’u bërë pjesë e njohur e skenës teatrore.

“Besoj se ky festival do të kujdeset për ne edhe disa vite të tjera, kur ne, jo të jemi te kjo sallë, por do të kemi kaluar te ajo tjetra, që është më e madhe. Nuk ka rëndësi ky çmim. Rëndësia kryesore është që të jemi të gjithë bashkë pastaj, të kalojmë te dera tjetër”, tha regjisori Xhuliano Brisku.

Juria në këtë edicion të tretë vlerësoi Refael Hoxhajn si aktorin më të mirë, ndërsa Erina Lazi rrëmbeu mes shumë artisteve çmimin e aktores më të spikatur.

Advertisement

 “Ky fond na ndihmoi të shprehemi në një mënyrë që erdhi me një çmim I cili është dhe nuk është I rëndësishëm, pasi unë e vlerësoj çmimin deri në momentin sa ngjitemi në skenë, pastaj harron, se gjithë sa kanë qenë këtu janë shokët e mi dhe janë aktorë fantastikë”, u shpreh Refael Hoxhaj.

11 produksionet u vunë përballë njëri-tjetrit përgjatë gjashtë mbrëmjeve në tri skenat teatrore te kryeqytetit.

“Në shfaqjet e këtij festivali kam parë disa aktorë që reflektonin inteligjencë dhe ndjeshmëri të lartë artistike, ndaj them ka shpresë për Shqipërinë”, deklaroi Adriana Tokla, anëtare e jurisë.

Çmime të tjera që u ndanë ishin edhe ai për skenografinë më të mirë i cili shkoi për  shfaqjen “Hanë gjaku”, çmimi për kostumografinë për Kristjana Cenen në shfaqjen “Terezitja” dhe muzika më e mire për Rafael Marinaj./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy