Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, tha se po punojnë me partnerët e tjerë për të vendosur se çfarë duhet të bëjnë më tej për Sirinë dhe përshëndeti lirinë e qytetarëve nga regjimi i Bashar al Assad.
“Rënia e regjimit të Assad është mesazh për Hezbollahun dhe Rusinë”, tha Sekretari Amerikan.
Ai dha edhe një mesazh për triumfuesit e betejës atje, duke këshilluar që të respektojnë lirinë dhe zgjedhjet e qytetarëve sirianë.
Gjithashtu në takimin ku shpalli 10 kampionët globalë e luftës kundër korrupsionit për vitin 2024, Blinken vlerësoi Nancy Pelosin për mbështetjen ndër vite dhe orientimin që i kishte dhënë në politikën e jashtme.
Advertisement