Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,70 % në raport me vendimin e datës 18.11.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,50 den/l dhe do të jetë 72,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,029 den/kg dhe do të jetë 44,737 den/kg.

Nga data 26.11.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS-95 77,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS-98 79,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 72,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 70,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 44,737 (denarë/kilogram).

Advertisement

 

The post Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy