Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas shndërrimit të Jeni Xhamisë në Manastir, në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame.

Nga BFI thonë se është e papranueshme se si për këtë vendim nuk janë konsultuar aspak dhe se as është kërkuar pëlqim për transformimin e xhamisë në muze.

BFI në reagim përmend historinë e xhamisë Jeni duke numëruar edhe përpjekjet e tyre për të rikthyer xhaminë nën menaxhim të BFI-së, por shtojnë se asnjëherë nuk u realizua kjo kërkesë e tyre.

“Ne, si përfaqësues të besimtarëve myslimanë e kundërshtojnë fuqishëm këtë iniciativë për transformimin e Jeni xhamisë në “muze” dhe bëjmë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo veprimi që dëmton frymën e shenjtë të xhamisë. U bëjmë thirrje organeve kompetente në RMV që të ushtrojnë autoritetin e tyre konform dispozitave ligjore, si dhe përfaqësive diplomatike dhe institucioneve kulturore vendore dhe ndërkombëtare me ndikimin e tyre të mbrojnë Jeni xhaminë në Manastir si objekt fetar islam dhe me vlerë të madhe kulturore”, thonë mes tjerash nga BFI.

Advertisement

“Vetëm përmes dialogut të hapur, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë të të gjithëve mund të ndërtohet një shoqëri e civilizuar dhe tolerante. Me respekt dhe shpresë për zgjidhjen e çështjeve në mënyrë që të ruhet bashkëjetesa dhe paqja si vlerë e çmuar në shtetin tonë”, përfundojnë nga BFI./Telegrafi/

The post Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy