Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë mjete për programe preventive për sëmundjet malinje, sepse këto sëmundje janë në rritje të vazhdueshme në vend. Ato po ashtu kërkojnë sigurimin e mjeteve për trajtim shëndetësor për personat që nuk janë të siguruar apo kategoritë e ndjeshme.

Konkretisht përmendin gratë shtatzëna, të cilat prej 2 vitesh nuk kanë të drejtë të kontrolleve pa pagesë.

“Hulumtimet tona në terren shpeshherë tregojnë se ka gra që në periudhë të shkurtër ose në periudhë më të gjatë mbesin pa sigurim shëndetësor dhe normalisht që sigurimi shëndetësor gjatë kohës së shtatzënisë dhe lindjes u duhet. Fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë gati dy vite nuk parasheh buxhet dhe masa që t’i mbulojë harxhimet për kontrolle të grave shtatzëna, që nuk kanë sigurim shëndetësor”, deklaroi Borjan Pavllovski nga Shoqata “ESE”.

“Kur bëhet fjalë për skrining për sëmundjet malinje në nivel vjetor përfshijnë rreth 25 mijë dhe janë të nevojshme 115 mijë. Aktivitetet nga 2022-ta tregojnë se pjesa e grave që janë pa sigurim shëndetësor janë lënë pa kontrolle pa pagesë”, theksoi drejtoresha e Shoqatës “Hera”, Elizabeta Bozhinovska.

Advertisement

“Fatkeqësisht nëse vazhdon, mund të lë deri në 8 mijë qytetarë pa shërbime, që për ata d.m.th. mbrojtje më elementare shëndetësore dhe kjo do të zhvillohej në përhapjen negative të epidemisë dhe nuk do të thotë kursim mosdhënia e mjeteve adekuate për prevenim. Jemi të sigurt që nuk janë kursim, sepse e dimë mirë që do të kthehet me më shumë harxhime për shërimin e të infektuarve”, u shpreh drejtori i Shoqatës “Të bashkuar më të fuqishëm”, Andrej Senih.

Autoritetet i demantojnë pretendimet e këtilla dhe premtojnë zgjerimin e programeve preventive.

“Nuk ka trend të zvogëlimit të programeve, përkundrazi programet edhe vitin e kaluar janë të njejta. Për këtë vit ende nuk mund të them si do të jetë, sepse propozim-buxheti ende është në Kuvend. Ne bashkë me OBS-në të bëjmë një revizion për programet preventive, t’i zgjerojmë, sepse vetëm në investimin në parandalim mund të kemi shoqëri më të suksesshme”, theksoi zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andonovski.

Shoqatat joqeveritare kërkojnë mbështetje edhe nga grupet parlamentare për miratimin e rregullativës ligjore, që kërkesat e tyre të mund të realizohen.

Advertisement

The post Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy