Incident mes deputetëve në Kuvend, Gashi thërret sigurimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot ka ndodhur një incident në mes deputetëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Incidenti ka ndodhur në mes kryetarit të “Majtës” Dimitar Apasiev dhe deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Sigurimi dhe disa deputetë kanë penguar një konfrontim fizik të liderit të “Së Majtës”, Dimitar Apasiev dhe deputetëve të OBRM-PDUKM-së në seancën e Kuvendit për pyetje deputetësh të opozitës.

“Mos më ndërhyni në familjen time, e shihni që më shahet motra”, ka bërtitur Apasiev deputetëve duke i sharë.

Advertisement

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, për të mos eskaluar incidentin verbal në fizik, ka thirrur sigurimin që të ndërhyjë dhe të japë 10 minuta pushim.

The post Incident mes deputetëve në Kuvend, Gashi thërret sigurimin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy