Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vite e vite po kalojnë, dhe nuk po e zbatojnë, dhe nuk besoj që do të zbatohet në një të ardhme të afërt, tha deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi në lidhje me hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc.

Kamberi, në Daily Click, thotë se edhe pse ka vendim qendror nga qeveria në Serbi që nga viti 2006, hapja e kësaj pike kufitare po pengohet pikërisht nga Beogradi.

“Ai vendim nuk është zbatuar, nuk është zbatuar sepse kjo zonë është etnikisht shqiptare. Edhe andej, edhe këndej. Në bisedat që kemi pasur në Beograd, ata kanë fajësuar palën maqedonase.

Në vitin 2014, kur isha deputet, në një takim që kemi pasur në Ambasadën e Maqedonisë në Beograd, kemi kuptuar se problemi është te Beogradi dhe se ata janë penguesit kryesor të hapjes së kufirit”, tha Kamberi.

Advertisement

 

The post Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy