Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, Gashi: Diversiteti është bukuri, t’i respektojmë të gjithë pa dallim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përmes punëtorisë për fëmijët e më shumë shkollave dhe të përkatësive të ndryshme etnike, kulturore dhe fetare sot në Kuvend u shënua Dita Ndërkombëtare e Tolerancës – 16 Nëntori. Fëmijët krijuan mesazhe për tolerancë, përmes të cilave porositën një shoqëri më të bashkuar, paqësore dhe të përbashkët.

Siç informuan nga pres shërbimi i Kuvendit, në punëtori morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska. 

Gashi theksoi se ky eveniment është mundësi që përmes fëmijëve t’u dërgohet mesazhi të gjithë qytetarëve se toleranca është një nga cilësitë më të larta njerëzore, të cilën duhet ta kemi të gjithë.

“Si vend duhet të jemi të lumtur që kemi grupe të ndryshme dhe ta shohim diversitetin si bukuri, sepse dallimet i bëjnë gjërat të bukura. T’i respektojmë të gjithë, pa asnjë dallim, gjuhësor, fetar, shoqëror. Fillimisht le të jemi njerëz”, porositi Gashi, duke shtuar se njerëzimi është vlera më e madhe, ndërsa dashuria është shkalla më e lartë e njerëzimit. Ai apeloi me tolerancë dhe dashuri për ta ngritur vendin në një nivel më të lartë së bashku.

Advertisement

Dita Ndërkombëtare e Tolerancës shënohet çdo vit më 16 nëntor për të forcuar dhe rritur ndërgjegjësimin për tolerancën, respektin dhe mirëkuptimin midis njerëzve me prejardhje dhe kultura të ndryshme.

The post Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, Gashi: Diversiteti është bukuri, t’i respektojmë të gjithë pa dallim appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy