Bashkia e Shkupit në një kumtesë për media thekson se edhe përkundër të gjitha bllokimeve në Këshillin e Qytetit të Shkupit, kanë investuar dhe realizuar një numër të madh të projekteve kapitale që në thelb do ta ndryshojnë lëvizjen dhe jetën në kryeqytet për të mirë.
“Një projekt i tillë është ndërtimi i Bulevardit të Lubjanës, faza e parë e të cilit është në përfundim e sipër, duke përfshirë ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore. Sipas projektit bëhet fjalë për zgjidhje të re bulevardi me lidhjen e një ure të re në lumin Vardar të tipit të ashtuquajtur “extradoset bridge”.
“Kjo zgjidhje e trafikut do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të Komunës së Karposhit duke i lidhur direkt me rrugën Skupi. Një zgjidhje e tillë jo vetëm që do të shkurtojë kohën e udhëtimit, por edhe do të reduktojë ndjeshëm bllokimet e trafikut në këtë pjesë të qytetit. Në këtë lëvizje, përveç zgjidhjes së bulevardit, po ndërtohet edhe një shteg i ri për biçikleta dhe këmbësorë me rregullim të përshtatshëm përdhes”, thuhet në njoftim.
The post Bashkia e Shkupit: Edhe përkundër bllokimeve në Këshill, realizojmë projekte kapitale për të mirën e qytetarëve appeared first on Telegrafi.