Kallëzim penal ndaj ish-ndihmës ministres në MPB, ka keqpërdorur detyrën zyrtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se kanë ngritur kallëzim penal ish-ndihmës ministres së angazhuar për Qendrën e Trajnimeve në Idrizovë, Suza Trajkovska. Dyshimet e MPB-së janë se ajo gjatë muajit shtator dhe tetor të vitit 2023 në kundërshtim me ligjin ka vazhduar trajnimin e kandidatëve për policë.

“Personave me të cilët MPB kishte lidhur marrëveshje për trajnim fillestar për policë (gjenerata 2023/2024) ju ka mundësuar ta vazhdojnë trajnimin edhe përkundër faktit se marrëveshja me ato ishte abroguar sepse nuk i kishin arritur pikët e nevojshme për të vazhduar trajnimin në nivel tjetër. Ajo me vetiniciativë ka vendosur që t’ia vazhdon trajnimin duke ia pranuar ankesat dhe duke i ritestuar dhe duke nënshkruar marrëveshje pune me ato edhe pse në situata të tilla ligji parashikon që kontesti të zgjidhet në rrugë gjyqësore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Veprimet e Suza Trajkovskas sipas policisë kanë dëmtuar buxhetin e Ministrisë së Brendshme rreth 190 mijë denarë, për shkak se i ka mundësuar kandidatëve për policë që të vazhdojnë trajnimin dhe të qëndrojnë në Qendrën e Trajnimeve duke përfshirë akomodimin dhe ushqimin e për to.

Suza Trajkovska në këtë pozitë u zgjodh në kohën e ish ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski.

Advertisement

The post Kallëzim penal ndaj ish-ndihmës ministres në MPB, ka keqpërdorur detyrën zyrtare appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy