“Enti Shtetëror për Revizion ka konstatuar parregullsi në punën financiare të Klinikës për Sëmundje të Syve gjatë kohës së LSDM-së dhe BDI-së”, kështu deklaruan sot nga OBRM-PDUKM.
Partia në pushtet thotë se sipas Revizionit të Klinikës më 2022, në bazë të participimit të papaguar për mjekim, buxheti është dëmtuar për 3.9 milion denarë.
“Pas kontrollit të detajuar në dokumentacionin e ESHR janë konstatuar se për 2.4 milion denarë me vonesë janë dorëzuar konfirmimet për lirimin nga participimi, por për të njëjtët nuk është dorëzuar dokumentacion mbështetës. Udhëheqësia LSDM-BDI në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ka punuar jashtë procedurave ligjore, duke dëmtuar Klinikën. Nëse e dijmë se për periudhën për një vit, për të cilin është bërë Revizioni, buxheti I Klinikës është dëmtuar për 3.9 milion denarë, atëherë çfarë është bërë për 7 vite aq sa LSDM-BDI kanë udhëhequr. I bëjmë thirrje PTHP-së ta marrë Raportin e Revizionit të ESHR-së për Klinikën për Sëmundje të Syve dhe të inicojë procedurë. Përgjegjësi patjetër të ketë”, deklaruan nga OBRM-PDUKM.
The post OBRM-PDUKM: Revizioni ka konstatuar parregullësi financiare në Klinikën për Sëmundje të Syve në kohën e LSDM-së dhe BDI-së appeared first on Telegrafi.