Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka marrë vendim për inicimin e procedurës tek organet kompetente për shfrytëzimin e mjeteve buxhetore për qëllime private nga ish-ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Komisioni konfirmoi se ish-ministrja shpenzoi paratë publike në mënyrë të paligjshme.
Gjatë një udhëtimi zyrtar në Londër vitin e kaluar, ajo shpenzoi mjete nga buxheti i Ministrisë së Kulturës që nuk ishin shpenzime në interes të udhëtimit por për qëllime private.
Në seancën e sotme nuk është bërë e ditur se për çfarë i ka shpenzuar paratë Kostadinovska Stojçevska, por më herët OBRM-PDUKM ka pohuar se me kartelën zyrtare ka blerë një valixhe, çorape, lodra.
KSHPK njoftoi se provat e mbledhura do t’ua dërgojë organeve kompetente hetimore./Telegrafi/
The post Antikorrupsioni inicion procedurë kundër ish-ministres Bisera Kostadinovska Stojçevska appeared first on Telegrafi.