Ndërron jetë një 5-vjeçare në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një vajzë 5-vjeçare, ka vdekur në Klinikën e Fëmijëve. Shkak i vdekjes ka qenë – ndezje në tru.

Nga institucioni për TV “Sitel” thonë se vajza nga Shkupi është hospitalizuar tek ata para dy jave, pasi është ankuar në dhimbje të forta koke.

Së pari është mjekuar në Repartin e neurologjisë, por gjendja është përkeqësuar dhe javën e kaluar është transferuar në kujdesin intensiv.

Nga Klinika thonë se kanë bërë të gjitha përpjekjet, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë vajzën tek e cila është zhvilluar meningo – encefaliti, kurse pardje kanë konstatuar vdekjen.

Advertisement

Nuk kemi detaje se nëse dhe ku është mjekuar fëmija para se të sillet në Klinikë. Do të ketë inspektim të jashtëzakonshëm, kurse më pas do ta njoftojnë publikun – kanë bërë të ditur nga Klinika.

Ky është rasti i tretë i vdekjes në Klinikën e Fëmijëve për vetëm një muaj.

The post Ndërron jetë një 5-vjeçare në Klinikën e Fëmijëve në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy