Janevska: Për shkak të parregullsive do të mbyllen dy institute

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, bëri të ditur se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është duke punuar në vazhdimësi për të gjitha raportet e pranuara, ndërsa në disa universitete janë konstatuar parregullsi të caktuara.

Në një deklaratë për mediat sot ajo theksoi se ka parregullsi jo vetëm në universitete, por edhe në institute dhe se “procesi i mbylljes së dy instituteve ka përfunduar”, por nuk ka treguar se për cilat institute janë.

“Le t’i mbyllim dhe do t’i publikojmë në mënyrë transparente. Në këtë moment ndoshta do të vazhdojë edhe tre, por duhet të përfundojë dhe do të kemi informacione”, tha Janevska mëngjesin e sotëm gjatë vizitës në shkollën e mesme komunale “Kole Nehtenin” në Shtip me rastin e shndërrimit të saj në qendër rajonale për arsimin dhe aftësimin e mesëm profesional.

Në disa universitete, tha ajo, procesi është fare pranë përfundimit, pra kanë vazhduar me vjeljen e gjobave për komisionet shqyrtuese, dekanët dhe rektorët./Telegrafi/

Advertisement

The post Janevska: Për shkak të parregullsive do të mbyllen dy institute appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy