Fillkov: Sistemi efikas gjyqësor është faktor i rëndësishëm në sundimin e ligjit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sistemi efikas gjyqësor ka një rol kyç në sundimin e ligjit, së bashku me cilësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit, deklaroi ministri i Drejtësisë, Igor Filkov në hapjen e sesionit të 15-të të Konventës nacionale të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Filkov theksoi se sistemi gjyqësor efikas është kyç për sundimin e ligjit dhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin, si dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Sistemi efikas gjyqësor luan një rol kyç në sundimin e ligjit, së bashku me cilësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Kjo nuk është vetëm një nga parakushtet kryesore për krijimin e një mjedisi të favorshëm investimi dhe biznesi, por gjithashtu një supozim kyç për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe një garanci për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha ai.

Ministri nënvizoi se kohëzgjatja e proceseve gjyqësore është një aspekt kryesor i efikasitetit dhe se kohëzgjatja e procedurave mbetet një nga problemet më të mëdha në gjyqësor, që gjeneron shkelje të të drejtave të njeriut.

Advertisement

Ai theksoi se ministria mbështet plotësisht punën e platformës për reforma në gjyqësor dhe në mënyrë aktive merr pjesë në krijimin e rekomandimeve për përmirësimin e situatës në gjyqësor dhe prokurorinë publike.

Tema e sesionit të 15-të të Grupit punues 3, Gjyqësori i të drejtave themelore është “Qasja në drejtësi: Rritja e efikasitetit të proceseve gjyqësore dhe cilësisë së drejtësisë gjyqësore”, që do të rezultojë në më shumë angazhime pune për përmirësimin e situatës.

The post Fillkov: Sistemi efikas gjyqësor është faktor i rëndësishëm në sundimin e ligjit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy