Juristi Këlliçi: Fushata e Trump dhe Harris vëmendje në komunitetin shqiptar!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Juristi Këlliçi: Fushata e Trump dhe Harris vëmendje në komunitetin shqiptar!

Juristi Reshard Këlliçi, në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt tha se të dyja fushatat, ajo e kandidatit republikan për President Donald Trump dhe ajo e kandidates Kamala Harris kanë pasur një vëmendje të shtuar në komunitetin shqiptar, veçanërisht në Pensilvani dhe Michigan.

Këlliçi: Rëndësia e shqiptarëve në Amerikë është shumë e madhe. Si rrallë Pensilvania dhe Michigani kanë qenë kaq afër. Ajo që shohim në këtë fushatë është që kishte një vëmendje nga të dyja fushatat në komunitetin shqiptar.  Pensilvania është fituar me një % shumë të vogël nga Joe Biden në 2020. Votën në Amerikë do ta përcaktojnë ata individë që do të lexojnë votat.

Ndërsa Gerion Treska, sipërmarrës, drejtues ekzekutiv, fondacioni shëndetësor “ABC”, pjesë e panelit, tha se shqiptarët, njësoj siç janë të përçarë politikisht në Shqipëri, ashtu janë edhe jashtë.

Treska: Në sikurse jemi në Shqipëri të përçarë, ashtu është edhe jashtë komuniteti shqiptar. Ne përçahemi politikisht dhe jo ideologjikisht. Ne mblidhemi në rast lufte, dhe kur duhet të ndërtojmë një lloj mirëqenie fillojmë dhe i hamë kokën njëri-tjetrin. Ne duam të jemi të rëndësishëm për Amerikën, pasi jemi pro demokracisdë, pro drejtësisë, pro vullnetit të lirë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy