Avokati Altin Goxhaj ka bërë një dekalratë të fortë ndërsa komentonte zgjedhjet në SHBA. Në një lidhje me emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, Goxhaj tha se nëse Trump nuk fiton zgjedhjet, atëherë botës do t’i vinte fundi.
Sipas tij nëse Trum nuk fiton nis Lufta III Botërore, fëmijët do të kastrohen si dhe do të ketë pandemi të reja.
“Nuk flitet kush voton, por kush numëron. Sot SHBA ka ekipin më të madh për mbrojtjejn e votës. Këtu ka përfunduar vota, prandaj këto zgjedhje janë të rëndësishme në SHBA pasi ka rënë Tempulli i Demokracisë. Në SHBA aty ku vota u fitua me varmë, është lëkundur. Ne do të rrimë këtu me njëri tjetrin për të ndjekur zgjedhjet. Është lajm i keq për njerëzimin nëse nuk fiton Trump, ajo që do ndodhi me shoqërinë njerëzore ëhstë si të ndahet historia në dy histori paralelele ajo me Trump, ajo pa Trump. Me Luftë Botërore, pandemi të reja, kastrime fëmijësh. Bota do të shkruaj histori të ndryshme, të paimagjinueshme”, tha Goxhaj.