Presidencialet, Kallanxhi: Zgjedhjet i fiton Harris

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidencialet, Kallanxhi: Zgjedhjet i fiton Harris

E gjithë botë mbrëmjen e sotme i ka sytë në SHBA, ku 255 milionë amerikanë po votojnë për zgjedhjen e Presidentit të 47-të të vendit, ku në garë janë Donald Trump i republikanëve dhe Kamala Harris e demokratëve.

Edhe të ftuarit në studion e “Quo Vadis” të moderatoress Pranvera Borakaj kanë shprehur preferencat e tyre, por edhe analizat se çfarë ndodh me botën pas zgjedhjeve në SHBA.

I ftuar në studio eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, deklaroi se në këto zgjedhje do të fitojë Kamala Harris, pasi amerikanët nuk duan të ripërsëritet 7 janari, ku u sulmua Capitol.

Trump nuk ka ndarë njëherë veten nga influenca ruse. Unë vazhdoj e ripërssëris këtë gjë, doli që Musk paska 3 vite që flet me Putin. Duke qenë se ai ëhstë me liçensa top sekret. Pra as Trump nuk e ka ndarë asnjëherë veten nga influeca ruse. Unë mendoj se Kamala do të jetë fiotuese, pasi amerikanët e kanë akoma të freskët 7 janarin”, dekalroi Kallanxhi.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy