VLEN: BDI mban vulën e dështimit në Kumanovë, Ali Ahmeti e përdori si poligon për eksperimentet e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka drejtuar akuza në drejtim të BDI-së në lidhje me Kumanovën. Nga VLEN thonë se BDI mbanë vulën e dështimit në Kumanovë.

“Për më shumë se 20 vjet, Ali Ahmeti, Kumanovën e përdori si poligon për eksperimentet e tij dhe për ta ruajtur rehatinë e kolltukut të tij. Ku ishte BDI, kur ndodhi rasti i Sopotit për t’i mbrojtur kumanovarët? Ku ishte BDI kur digjej Lagja e Trimave? Vulën e BDI-së e mbanë edhe vdekja e Rexhail Qerimit, ku edhe super-ekspertiza vërtetoi që ai nuk ishte fajtor në rastin Alfa. Ku ishte Ahmeti dhe BDI të luftojë që ish- bashkëluftëtari tij ta fitojë drejtësinë dhe lirinë? Ku ishte Ahmeti kur në Kumanovë Almiri i vogël u shtyp për vdekje nga Boban Iliç dhe vepra ndryshoi brenda natës nga vrasje me paramendim në aksident trafiku me pasojë vdekje?”.

“BDI për 20 vite ka kontribuar jashtëzakonisht shumë që të zbrazë Kumanovën me rrethinë nga shqiptarët e rinj të pashpresë se një ditë do të bëhet mirë. BDI për 20 vite gënjeu prindërit, profesorët dhe nxënësit se do të ndërtonin gjimnazin ‘Sami Frashëri’ në Kumanovë. Kjo nuk ndodhi për dy dekada, derisa koalicioni VLEN nuk e zgjoi pushtetin lokal, me çka procesi i ndërtimit të kësaj shkolle të fillojë menjëherë”, thonë nga VLEN.

“Dhoma 161 u është bërë makth, janë në ethe që të mos dalin SMS-të në opinion si dëshmi për ofertat e pandershme që i kishin për hyrje në Qeveri në vend të VLEN-it, me gjysmën e Ministrive, pa kryetar të Kuvendit dhe me premtimin për mbështetje në terren për të zgjedhur maqedonas për kryetarë të Komunave në Strugë dhe Kërçovë në zgjedhjet
lokale të vitit 2025”.

Advertisement

“Publikimi i këtyre dëshmive ekzistuese shënon fundin e kësaj kastre të vjetruar politike. Koalicioni VLEN vlerëson se në vend të zgjedhjeve të parakohshme është koha ideale për llogaridhënie për keqqeverisjen e deritanishme”, thonë nga VLEN.

The post VLEN: BDI mban vulën e dështimit në Kumanovë, Ali Ahmeti e përdori si poligon për eksperimentet e tij appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy