Presidnetja Gordana Siljanovska Davkova ka thirrur seancën konstituive të Këshillit të Sigurisë, e cila është mbajtur sot, më 4 nëntor 2024, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Anëtarë të Këshillit të Sigurisë janë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë, Pançe Toshkovski, Ministri i Punëve të Brendshme, Vllado Misajlovski, Ministri i Mbrojtjes, Timço Mutsunski, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vllado Spiridonov.
Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të Presidentes Siljanovska Davkova do të marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të URMV-së, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës, Gabriella Jakovleva dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski thuhet në njoftimin nga kabineti i Presidentes.
Seanca e fundit konstituive e Këshillit të Sigurisë u mbajt në maj.
Themelimi i këshillit vjen gjashtë muaj pas zgjedhjes së Siljanovska si presidente dhe komandant i përgjithshëm.
Nga kabineti qeveritar na njoftuan se këshilli do të konstituohet në seancën e parë të sotme dhe sigurisht që do të diskutohet për situatën aktuale të sigurisë, pasi që kjo është mbledhja e parë e tillë./Telegrfi/
The post Siljanovska thërret seancën konstituive të Këshillit të Sigurisë, në fokus gjendja aktuale e sigurisë në vend appeared first on Telegrafi.