ASH e Selës: Zgjedhjet e parakohshme kuvendare janë emergjente

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, në një kumtesë për media thekson se urgjentisht vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas së cilave forcat fituese të zgjedhjeve do të duhet të ulen dhe të zgjidhin të gjitha sfidat dhe ngërçin politik që rrezikon të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.

“Me keqardhje i ndjekim qëndrimet e koalicionit jolegjitim VLEN të cilët kanë frikë nga zgjedhjet edhe duke qenë pjesë e Qeverisë dhe për absurditet janë grupacioni i vetëm politik që gjendja ju duket normale, derisa të gjitha subjektet e tjera janë shprehur për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme bashkë me zgjedhjet lokale”.

“Ju bëjmë thirrje që të mos mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve për shkak të dëshirave personale për pushtet. Meqë këtë e kanë të vetmin dert, ju themi që nuk kemi asgjë kundër që ata të hyjnë në listë të përbashkët me OBRM-PDUKM-në, pasi edhe ashtu kjo parti i trajton si pjesë e tyre margjinale dhe jo si partner”.

“Këtë nuk do ta kenë për herë të parë, pasi ata edhe në të kaluarën kanë qenë në lista të përbashkëta me LSDM-në dhe tani të njëjtën mund ta bëjnë edhe me OBRM-PDUKM-në”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Advertisement

The post ASH e Selës: Zgjedhjet e parakohshme kuvendare janë emergjente appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy