DPHM Maqedoni: Tetori muaj i ngrohtë por shumë i thatë në krahasim me vlerat normale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 Sipas matjeve dhe monitorimeve të stacioneve meteorologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tetori karakterizohet si normalisht i ngrohtë dhe  normalisht shumë i thatë në raport me reshjet, në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare (1991/20) informon DPHM.

Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 8.9 gradë në Lazaropole deri në 16.4 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesit të muajit tetor për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2010), temperatura e tetorit të këtij viti ishte 0,7 më e lartë në shkallë vendi.

Temperatura më e lartë maksimale është matur më 11 tetor në Shtip dhe ka qenë 29.9 gradë, ndërsa më e ulëta në Berovë më 2 tetor ka qenë -3.7.

Në tetor, sasia mujore e reshjeve në shtet ka variuar nga 2,8 mm në Gjevgjeli deri në 66,1 mm në Mavrovë. Reshje intensive në të gjithë territorin e shtetit janë matur në datën 5 të muajit dhe më pas periudha ka qenë më e thatë.

Advertisement

Reshjet ishin të shiut. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 58,4 mm, në stacionet e matura, është regjistruar në Mavrovë, ndërsa në rrjetin e stacioneve automatike në vend, reshjet maksimale ditore janë matur në Zhirovnicë 83 mm, në datën 5 të muajit.

Krahasuar me vlerën mesatare shumëvjeçare të tetorit (1991-2020), shuma mesatare e reshjeve ka qenë më e vogël për 61 për qind nga mesatarja e nivelit të shtetit.

The post DPHM Maqedoni: Tetori muaj i ngrohtë por shumë i thatë në krahasim me vlerat normale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy