Ligji i Gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese, Mickoski: Flitet për dy-tri dispozita për të cilat dhe Komisioni i Venecias kishte dhënë mendim negativ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit, Hrisijan Mickoski u pyet sot për Ligjin e Gjuhëve për të cilin pritet që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë në muajin dhjetor.

Ai tha se nuk flitet për Ligjin në fjalë, mirëpo për disa dispozita.

“Nuk flasim për Ligjin për Gjuhët, por për dy-tri dispozita të këtij ligji, për të cilat paraprakisht Komisioni i Venecias kishte dhënë mendim negativ” tha Mickoski.

Mickoski për këtë ligj adresoi kritika për ish-Qeverinë e Zaevit, që siç tha i inspiruar nga Ali Ahmeti, Bujar Osmani e tjerë vendosi të shkojë me forcë dhe nuk e dëgjoi Komisionin e Venecias.

Advertisement

“Është kusht konform metodologjisë së re të kornizës negociuese që shtë kërkuar personalisht nga Presidenti Macron. Tani, ose jemi për Evropë ose Jo! Unë I lus partitë politike, politikanët e përgjegjëshëm dhe të papërgjegjshëm që të mos bëjnë presione ndaj gjykatësve të Kushtetueses, të shohim se si do të vendosin. Kështu ishte edhe rasti me “balancuesin”,tha Mickoski.

Kujtojmë se Kuvendi i Maqedonisë në vitin 2018 miratoi Ligjin për Gjuhët në atmosferë të tensionuar, ndaj dhe reagimet e partive shqiptare ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ishin edhe kësaj here me revoltë.

Gjykata Kushtetuese pritet që në muajin dhjetor të vendos për fatin e Gjuhës Shqipe në RMV.

The post Ligji i Gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese, Mickoski: Flitet për dy-tri dispozita për të cilat dhe Komisioni i Venecias kishte dhënë mendim negativ appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy