Mexhiti: Qeveria është stabile, mbështetet nga 78 deputetë dhe më shumë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti hedh poshtë idenë e largimit nga Qeveria, me këtë rast duke cekur se për çdo ditë po punohet me intensitet të lartë, ndërsa prioriteti kryesor i Qeverisë është integrimi evropian dhe se kjo është e vetmja rrugë për vendin.

Ai, në emisioni Trilling të TV24 tha se në periudhën e kaluar e ka realizuar prioritetin e VLEN-it për të luftuar me biznesin e kazinove, ku ka rezultate të dukshme, por edhe se një nga shtyllat e bashkëpunimit është decentralizimi ku po ndodh një revolucion.

Mexhiti përkujtoi se një nga shtyllat e bashkëpunimit të Qeverisë së re të OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it është decentralizimi.

Ai tha se Qeveria aktualisht është duke e zbatuar projektin për ndarjen e 100 milionë eurove për komunat, pa marrë parasysh përkatësinë politike dhe etnike të kryetarëve të komunave.

Advertisement

Sipas zëvendëskryeministrit, aktualisht në komuna po ndodh një revolucion dhe në muajt në vijim do të shihet kudo se si po zgjidhen problemet specifike me të cilat përballen qytetarët, në mënyrë që ata të kenë një jetë më cilësore.

“Nuk mund të flasim gjatë gjithë kohës për frontin europian, për BE-në dhe standardet, ndërsa t’i lejojmë qytetarët të merren me ujërat e zeza dhe me ujësjellësin”, tha Mexhiti.

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Demokratike në intervistë tha se VLEN kanë marrë pjesë së bashku në zgjedhjet parlamentare dhe si koalicion janë pjesë e Qeverisë dhe nuk ka dyshim se do të dalin bashkë edhe në zgjedhjet lokale.

Me këtë rast, kreu Mexhiti ka theksuar se është e mundur zgjerimi i koalicionit VLEN, duke pasur parasysh se ndërkohë shumë parti po e braktisin Frontin Evropian dhe i njëjti po përçahet.

Advertisement

“VLEN nuk ka asnjë dilemë. Dilema është nëse deri atëherë (zgjedhjet lokale) VLEN do të shkrihet në një apo do të jetë vetëm një ombrellë prej katër deri në pesë subjekte. Me çdo kusht VLEN do të performojë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale”, deklaroi Mexhiti

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së dhe një nga drejtuesit e VLEN-it, hodhi poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale.

“Mendoj se nuk ka nevojë. Kjo mazhorancë dhe Qeveria mbështetet nga 78 deputetë e më shumë”, tha Mexhiti.

 

Advertisement

The post Mexhiti: Qeveria është stabile, mbështetet nga 78 deputetë dhe më shumë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy