Ahmeti: Të respektohet legjitimiteti dhe të bëhet veting për të gjithë funksionarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ka vazhduar takimet me qytetarët në Saraj.

Ahmeti nga Saraji kërkoi që të respektohet legjitimiteti dhe të bëhet veting për të gjithë funksionarët.

“Populli në këmbë i shqetësuar për nëpërkëmbjen, poshtërimin, nënçmimin që po i bëhet shqiptarëve, barazisë etnike dhe të arriturave të Marrëveshjes së Ohrit.

Saraji kërkon një vend europian, barazi, veting, respektim të legjitimitetit, dinjitet!

Advertisement

Do të vizitojmë çdo vendbanim, do të flasim me gjithësecilin nga ju dhe do të veprojmë ashtu si do të thoni ju”, ka shkruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndër të tjera ai kërkoi dhe tërheqjen e VLEN-it nga qeveria, pasi siç tha ai shqiptarët me ta janë duke u nënçmuar në qeveri monoetnike.

The post Ahmeti: Të respektohet legjitimiteti dhe të bëhet veting për të gjithë funksionarët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy