Dimitrieska-Koçoska: Shteti do të arrijë nivelin e planifikuar të rritjes ekonomike prej 2.1 për qind deri në fund të vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska thotë se janë legjitime projeksionet për ekonominë e Maqedonisë së Veriut nga Banka Botërore sepse në të kaluarën kemi pasur shkallë shumë të ulët të rritjes së BPV-së dhe shton se duhet të tregojmë se po angazhohemi për BB që t’i korrigjojë projeksionet e saj.

Ajo siguron se shteti do të arrijë nivelin e planifikuar të rritjes ekonomike prej 2.1 për qind deri në fund të vitit dhe është optimiste se mund të tejkalohet.

Gjatë pjesëmarrjes në Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), në intervistën për TV Sitel, ministrja ka thënë se pritshmëritë për rritje i bazon në zhvillimin e punimeve në Korridoret 8 dhe 10, projektet infrastrukturore të komunave me mbështetjen financiare të qeverisë…

“Ne projeksionin tonë e thamë me ribalancin e buxhetit dhe është 2.1 për qind dhe mbetemi në këtë, jam edhe më shumë optimiste të them se ndoshta në fund do të jemi mbi 2.1 për qind rritje të BPV-së. Këtë e bazojmë në faktin se të gjitha institucionet janë duke punuar dhe nëse për dikë është kontestuese se në Korridorin 8 dhe Korridorin 10d nuk punohet në periudhën e kaluar, të paktën jam në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Transportit, ai është duke punuar aktivisht dhe këtu tashmë kemi realizim, kemi lëvizje. Projektet infrastrukturore të komunave, poashtu thirrja është vazhduar me qëllim të përfshihen më shumë komuna, por edhe ai do të fillojë të realizohet dhe mendoj se si rezultat i kësaj do të ketë rritje”, ka thënë Dimitrieska- Koçoska.

Advertisement

Ajo madje ka thënë se çdo nivel më i lartë i rritjes së BPV-së në periudhë afatmesme, do ta ulë borxhin publik.

“Nëse bëhet fjalë për huamarrje që do të nënkuptojë se paratë do të investohen dhe do t’i shtojnë vlerë ekonomisë, atëherë në afatshkurtër do të keni një nivel më të lartë të borxhit publik, por në afatmesëm kur do të të kemi rritje më të madhe të ekonomisë edhe atëherë pritet ulje e borxhit publik. Duke marrë parasysh huamarrjet e fundit të mëdha që kemi bërë si Qeveri është për projekte infrastrukturore, projekte për komunat, mbështetje të ekonomisë…, pres që në periudhë afatmesëm edhe për vitin 2025, kemi projeksione mbi 3.5 për qind, pra 3.7 për qind rritje të BPV-së dhe tani parë në aspekt të ekonomisë globale dhe asaj që po ndodh në Gjermani dhe politikave të qeverisë që për qëllim kanë investimet, jo konsumin, tregojnë se do të arrijmë atë nivel të rritjes që është planifikuar dhe çdo nivel më i lartë i rritjes së BPV-së në afatmesëm do të krijojë ulje të borxhit publik”, ka thënë Dimitrieska-Koçoska.

 

The post Dimitrieska-Koçoska: Shteti do të arrijë nivelin e planifikuar të rritjes ekonomike prej 2.1 për qind deri në fund të vitit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy