Ibrahimi: Komunat nuk ankohen se nuk u ka dhënë mjete Qeveria, por ankohen pse nuk kanë marr aq sa kanë dashur ata

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në emisionin debativ Politica theksoi se orientimi i të rinjve në sektorin privat, ekonomia shqiptare dhe cilësia në arsim janë prioritetet e qeverisjes së Alternativës.

Dihet se në të kaluarën, theksoi midis tjerash Ibrahimi, që qeveritë e kaluara për arsye elektorale rininë e kanë orientuar tek sektori publik.

“Është mjaft e përgjithshme si pyetje që mund të shpjegohet me një përgjigje shumë të shkurtër. Ajo që kam dashur ta them në Kongres e që e përsëris edhe këtu është se nuk mund të bëhet një komb pa arsim dhe pa ekonomi. Fatkeqësia e jonë si shqiptarë ka qenë që gjatë pushtetit të kaluar që tashmë është në opozitë është që nuk kanë ofruar diçka për mirëqenien ekonomike të shqiptarëve. Veçanërisht kanë ndikuar me politikat e tyre të gabuara në shkatërrimin e arsimit. Dhe unë gjykoj që pa i ndërtuar mirë këto dy shtylla të kombit, realisht nuk bëhet asnjë komb. Andaj, kam dashur të jap mesazhin se angazhimi ynë e mëtutjeshëm do të jetë për të ndërtuar një ekonomi shqiptare dhe një arsimim cilësor shqiptarë. Se çfarë është bërë gjatë kësaj kohe, është paksa një periudhë e shkurtër që ta përkthejmë në terma konkret. Por, mund të ju them që ndoshta është për herë të parë që një qeverisje vjen duke ofruar projekte infrastrukturore me të cilat e përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë. Dmth ju e dini që tashmë në këtë katër mujor të qeverisjes sonë janë ndarë shuma për zhvillimin e komunave ku në komunat shqiptare do të shkojnë diku mbi 20 milion euro dhe një shumë tjetër që akoma nuk është ndarë. Që nënkupton se mund të rritet si shumë. Gjithsesi që fokusi ynë mbetet  jo vetëm në këto elementet e infrastrukturës të pushtetit lokal por do të donim që deri në fund të mandatit tonë të kemi edhe rezultate veçanërisht në fuqizimin e sektorit privat, për shkak se mendojmë që ajo është një aset shumë i rëndësishëm për tu zhvilluar si komb. Dhe për fat të keq gjatë viteve të kaluara orientimi i partive që kanë qenë në pushtet ka qenë që shqiptarët ti orientojnë me shumicë në sektorin publik. E nënkuptueshme është kjo që është bërë për arsye elektorale. Se ata që kanë qenë në sektorin publik në një mënyrë kanë qenë të angazhuar apo të detyruar mbase që t`u shërbejnë atyre që i kanë punësuar aty. Unë mendoj që shqiptarët duhet që veçanërisht të janë të fokusuar në sektorin privat për shkak se kjo jep edhe mundësi të karrierës edhe mundësi të rrogave të larta dhe mundësi të zhvillimit të secilit. Por edhe në përgjithësi të zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Meqë Alternativa në kuadër të qeverisjes nuk ka ndonjë resor që ka të bëjë me ekonominë, unë mund të ju them që kontaktet e mia janë më të kufizuara, por gjithsesi jam i angazhuar. Fjala bie, javën e kaluar kisha ca mysafir të Norvegjisë të cilët ishin pikërisht në funksion të kësaj se si ka mundësi që të rinjve të ju ndihmohet për të ngritur biznese, jo vetëm duke ndihmuar financiarisht por edhe duke i edukuar në mirëmbajtjen dhe qëndrueshmërinë e atyre bizneseve ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Ibrahimi, theksoi se komunat nuk po ankohen pse nuk janë ndarë mjete për to, por janë duke u ankuar pse nuk kanë marr aq sa kanë dashur.

Advertisement

“ Fillimisht duhet të themi që komunat nuk janë ankuar për shkak se nuk u kanë dhënë, por tash ankohen pse nuk kanë marr aq sa kanë dashur ata. E vërteta është që ne për katër muaj arritëm të alokojmë 100 milion euro për projekte të komunave. Tash pjesa tjetër i bie që ata janë të pakënaqur me shumat, por kjo nuk është bërë në bazë të paragjykimeve se kush udhëheq me ato komuna. Unë mund të ju jap shembuj konkret se si është bërë ajo ndarje. Fjala bie komuna e Tetovës e cila udhëhiqet nga kuadro të VLENIT ka marr më pak se komuna e Strugës e cila udhëhiqet nga BDI-ja. Ose komuna e Zhelinës e cila është komuna që udhëhiqet nga një kryetar i VLENIT është e fundit në listën që ka marr mbështetje financiare nga këto projekte. Nuk është e drejt që të akuzohemi pse dikujt i kemi dhënë më shumë ose më pak. Vetëm po ta shikosh listën e sheh që gjitha komunat janë shfrytëzuese të fondeve që i ka ndarë qeveria. Andaj gjykoj që nuk duhet të politizohet në këto raste, por unë nënkuptoj që kur opozitës i merret argumenti që ajo nuk ka bërë asgjë në këtë aspekt për ti ndihmuar komunat, tash do të kapet për pjesën e shumave ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

The post Ibrahimi: Komunat nuk ankohen se nuk u ka dhënë mjete Qeveria, por ankohen pse nuk kanë marr aq sa kanë dashur ata appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy