Fetai fton në krijimin e frontit të përbashkët kundër krimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri i angazhuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, ftoi sot për krijimin e një fronti të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Siç bëhet e ditur në kumtesën nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Fetai, ai duke folur në Punëtorinë Strategjike të Grupit Ndërpartiak Parlamentar Kundër Korrupsionit, organizuar nga NDI në Shkup, i bëri thirrje Parlamentit, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë të punojnë së bashku për të luftuar me sukses krimin.

“Ai tha se Agjenda e reformave e miratuar nga Bashkimi Evropian është udhërrëfyes në aktivitetet e Qeverisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Në këtë kontekst, ai përmendi hartimin e Regjistrit për evidentimin e pasurisë shtetërore dhe të Strategjisë për forcimin e kapaciteteve për kryerjen e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë për periudhën 2024-2028, të cilat duhet të parandalojë keqpërdorimet me pronën shtetërore dhe konfiskimin efektiv të pasurisë së paligjshme”, theksohet në kumtesë.

Duke folur për përmirësimin e transparencës së institucioneve, Fetai paralajmëroi rezultate të shpejta në zbatimin e Planit të veprimit për transparencë, krijimin e ueb faqeve për institucionet publike dhe trajnimin e stafit për mirëmbajtjen e faqeve. Sipas tij, ndryshimet në Ligjin për qasje të lirë në informata me karakter publik shkojnë në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve.

Advertisement

Fetai theksoi se qeveria është e gatshme në mënyrë aktive të përfshijë sektorin civil në procesin e vendimmarrjes. Si shembull ilustrativ përmendi emërimin e një anëtari me të drejtë vote nga sektori joqeveritar në Trupin Ndër-reserial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit. 

The post Fetai fton në krijimin e frontit të përbashkët kundër krimit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy