Murtezani: Plani i ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar nuk është refuzuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, në një paraqitje në TV Sitel, ka deklaruar se plani për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar nuk është hedhur poshtë.

“Mendoj se plani i ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar nuk është refuzuar”, tha Murtezani.

I pyetur nëse kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk ka dashur të thotë drejtpërdrejt sot se ai propozim është i papranueshëm, Murtezani tha se është përshtypje subjektive.

“Bashkimi Evropian konfirmon mbështetjen e tij për Maqedoninë në rrugën drejt BE-së. Ursula von der Leyen ka dërguar mesazh se pengesat do të kalohen, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi përkushtimin e Qeverisë për procesin integrues”, tha Murtezani./Telegrafi/

Advertisement

The post Murtezani: Plani i ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar nuk është refuzuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy