MPB për arrestimin e personit që u fal nga presidentja: Është arrestuar për vepër tjetër penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni është prononcuar në lidhje me arrestimin e A.R, i cili u arrestua pas lirimit nga burgu i Idrizovës, e që paraprakisht ishte falur nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Nga MPB thonë se A.R është arrestuar për tjetër vepër penale, që ndodhi me 14.10.2024 në afërsi të Komunës së Çairit.

“Sot në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup, e kanë privuar nga liria A.R. nga fshati Haraçinë, në lidhje me ngjarje penalo-gjyqësore, që ka ndodhur më datë 14.10 të këtij viti në territorin e Çairit, ku nga arma e zjarrit është plagosur E.A. nga Shkupi”.

“Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve dhe ekspertizave të përgatitura nga ana e departamentit për hetime forenzike pranë MPB-së, është vërtetuar se kryerësi është A.R. dhe nga ana e njësitit kundër krimit të dhunshëm në SPB-Shkup, në koordinim me PTHP-Shkup, sot është parashtruar kallëzim penal me procedurë të shpejtë ndaj A.R.”, thonë nga MPB.

Advertisement

The post MPB për arrestimin e personit që u fal nga presidentja: Është arrestuar për vepër tjetër penale appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy