Nga sot për 75% ulen çmimet e shërbimeve në Agjencinë për Kadastër të RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga sot hyjnë në fuqi çmimet e reja të reduktuara për një pjesë të madhe të shërbimeve të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme. Javën e kaluar në Gazetën Zyrtare janë publikuar ndryshimet në listat tarifore, me të cilat çmimet e shërbimeve më të njohura të Agjencisë ulen deri në 75%.

Deri më tani, me blerjen dhe shitjen e banesës dhe parkingut, qytetarët paguanin 5000 denarë për katër tapi. Me ndryshimet e reja, çmimi për të njëjtin shërbim do të jetë vetëm 1.250 denarë, pavarësisht nga numri i tapive në një komunë kadastrale. Kjo do të thotë një ulje e objektivit prej 75%.

Zvogëlimi vlen edhe për vendimet trashëgimore dhe marrëveshjet e dhuratave, të cilat tani në bazë ligjore do të tarifohen për 1.250 denarë, e jo për çdo akt pronësie për 1.250 denarë, siç ishte më parë.

“Ky lajm të cilin e kemi bërë të ditur para dy muajsh së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, sot hyn në fuqi. Me këtë ne i përmbushim premtimet për çmime më të ulëta për shumë shërbime të Agjencisë, duke konfirmuar se qytetarët dhe Maqedonia janë prioriteti ynë. Faleminderit Qeverisë për përkrahjen dhe pranimin e propozimit tonë, tha drejtori i Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive, Ivan Zhivkovski.

Advertisement

Ai theksoi se me këtë reduktim përfundon procesi për të cilin është punuar në mënyrë aktive gjatë dy muajve të fundit. Në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë dixhitalizimi i kadastrës, për t’i bërë shërbimet edhe më të aksesueshme për qytetarët dhe personat juridikë./Telegrafi/

The post Nga sot për 75% ulen çmimet e shërbimeve në Agjencinë për Kadastër të RMV-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy