Ilir Hasani për faljet e presidentes: Ajo duhet të tregojë arsyen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Frontit Europian Ilir Hasani, sot ka folur në lidhje me faljen e disa të burgosurve nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ndërsa i bëri thirrje që të tregojë arsyet për këto falje.

Hasani tha se nuk ka informacione për personat që janë falur.

“Nuk kam informacione për personat në fjalë që janë të falur nga presidentja, realisht ajo do të duhet të japë arsyetimin e saj, edhe pse këto falje nuk arsyetohen, faljet nga presidentja nuk arsyetohen, por mund, kemi të drejtë demokratike që të interpretohen”, tha mes tjerash Hasani.

Ndërsa presidentja Siljanovska-Davkova sot e arsyetoi punën e Komisionit për falje duke thënë se vendimet janë marrë mbi bazë të analizës së veprave për të cilat janë dënuar dhe jo për personat konkretë./Telegrafi/

Advertisement

The post Ilir Hasani për faljet e presidentes: Ajo duhet të tregojë arsyen appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy