Poeti Sllave Gjorgjo Dimoski është fitues i çmimit shtetëror “23 tetori”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot është ndarë çmimi shtetëror “23 tetori”, i cili ndahet për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dimoski është fitues i çmimit për arritje në fushën e kulturës dhe artit.

Sllave Gjorgjo Dimoski (poet, eseist, përkthyes) u lind më 18 mars 1959 në fshatin Velestovë të Ohrit. Ka diplomuar në Fakultetin Filologjik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Për dy mandate ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues në “Mbrëmjet e Poezisë në Strugës”. Është themelues dhe menaxher shumëvjeçar i festivalit “Nata e poezisë në Velestovë”./Telegrafi/

The post Poeti Sllave Gjorgjo Dimoski është fitues i çmimit shtetëror “23 tetori” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy