Raonar Loki në TMkids, djaloshi që pëlqen matematikën, muzikën dhe veturat e shtrenjta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raonar Loki nga qyteti i Shkupit është mysafiri jonë i radhës në emisionin e fëmijëve TMkids në Telegrafi Maqedoni.

Raonari është një djal i sjellshëm dhe shumë komunikativ, ndonëse për të ishte paraqitja e parë në një emision, ai pa hezitim shprehu mendimet e tij origjinale në të gjitha pyetjet e parashtruara.

Ka shumë shokë e shoqe në shkollën ku po i ndjek mësimet, teksa lënda e tij e preferuar është matematika.

Ai pëlqen të luaj futboll, mirëpo ka një pasion të veçantë edhe për muzikën, ndaj së bashku kenduam hitin “Lule” nga artisti Bejta, të cilin Raonari e pëlqen shumë.

Advertisement

Raonari tregoi se më nënën e tij kanë një raport shumë të veçantë, si për këshilla, si për sygjerime, ushqime apo kujdes, ata ishin aty për njëri tjetrin.

Ai kishte një dashuri të madhe ndaj kafshëve dhe shpezëve, pasi kujdesej për mace, lepuj dhe një papagall.

Raonari në listën e tij të pasioneve kishte dhe veturat luksoze, madje tha se nëse një ditë do të kishte një biznes të tij, do të shiste vetura të shtrenjta.

Një bashkëbisedim të këndshëm dhe me shumë energji pozitive që na e dhuroi Raonari mund ta ndiqni në linkun e poshtë vendosur. /Telegrafi/

Advertisement

The post Raonar Loki në TMkids, djaloshi që pëlqen matematikën, muzikën dhe veturat e shtrenjta appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy