SPB Tetovë: Arrestohet i arratisuri nga burgu, i dënuar me tetë vite burg për “vrasje”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se është arrestuar një i arratisur nga burgu i Idrizovës, i cili ka qenë i dënuar me tetë vite burg për veprën “vrasje”.

“Sot (22.10.2024) në ora 08:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin A.B. (41) nga Tetova. Ai ka qenë i dënuar me tetë vite burg për veprën penale “vrasje” e dënueshme sipas nenit 123 të Kodit Penal, ndërsa me urdhër të gjykatës kërkohej për shkak të arratisjes nga IKNP Burgu Idrizovë në Shkup, ku kishte për të vuajtur edhe një vit e gjashtë muaj dënim me burg”.

“Personi është dërguar në Institucionin korrektues ndëshkues penal Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.

The post SPB Tetovë: Arrestohet i arratisuri nga burgu, i dënuar me tetë vite burg për “vrasje” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy