Murtezani në takim me ambasadorin bullgar: Qeveria do të vazhdojë të punojë me përkushtim në rrugën drejt BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljasko Radukov.

Siç informojnë nga kabineti i Murtezanit, ai në takim shprehu optimizëm për zgjedhje të suksesshme parlamentare në Bullgari, duke i shikuar ato si hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale përmes thellimit të besimit të ndërsjellë.

“Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë ndaj agjendës evropiane dhe përpjekjeve të saja aktive për të arritur zgjidhje dinjitoze në kontekst të përmbushjes së kushteve të nevojshme për përshpejtimin e procesit drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.

“Murtezani dhe Radukov theksuan rëndësinë e konsolidimit të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, posaçërisht në kontekst të procesit të integrimit evropian, tek i cili duhet shikuar si prioritet i përbashkët strategjik. Bisedën e potencoi angazhimi i dialogut konstruktiv dhe transparent me qëllim të promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zgjidhjen e sfidave të përbashkëta në frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit”, thuhet në njoftim.

Advertisement

The post Murtezani në takim me ambasadorin bullgar: Qeveria do të vazhdojë të punojë me përkushtim në rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy