Një 55-vjeçare në Korçë ka rënë nga kati i dytë i banesës, ku si
pasojë ka marrë dëmtime të shumta fizike.
Policia njofton se 55-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja është aksidentale, megjithatë rrethanat po vlerësohen nga hetuesit.
Advertisement
“Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasja V. D., 55 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga tarraca e banesës dykatëshe. 55-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës”, njofton policia./vizionplus.tv