Parashikimet e Bankës Botërore, Mickoski: Ekonomia po stabilizohet, është ndaluar rënia e lirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ekonomia stabilizohet, rënia e lirë është ndaluar”, thotë Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Sipas tij, katastrofa e vetme për Maqedoninë është puna 7-vjecare me resurse shtetërore të LSDM-së dhe BDI-së e jo parashikimet e Bankës Botërore.

“Atë që e bën Qeveria e OBRM-PDUKM-së, është që gjithë këtë ta konsolidojë dhe unë jam shumë i kënaqur që ndaluam rënien e lirë dhe të gjithë indikatorët janë pozitiv. Gjithcka që ka thënë LSDM-ja ka gabuar. Këto press-konferenca duhet të jenë shenjë se është e kundërta e asaj që thonë në realitet. Falënderoj LSDM-në që përmes mesazheve që I dërgojnë në opinion vetëm konfirmojnë dhe rikujtojnë qytetarët për punën e tyre 7-vjecare duke menaxhuar resurset shtetërore të Maqedonisë. Me Qeverinë e re, pas rritjes së pensioneve, programeve për të rinj, marrëveshjen me SASHK-un për paga më të larta në arsim, pason edhe rritja e pagave në shëndetësi, pasi interesi primar janë qytetarët”, deklaroi Mickoski.

The post Parashikimet e Bankës Botërore, Mickoski: Ekonomia po stabilizohet, është ndaluar rënia e lirë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy