Perinski: Financimi i projekteve nëpër komuna nuk është vendim politik, janë financuar edhe komuna që udhëhiqen nga LSDM

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Vendimi për ndarjen e fondeve për financimin e projekteve infrastrukturore në komunat nuk është politik. Ka komuna të kryesuara nga kryetarët e komunave nga LSDM-ja, e që morën mjete si për shembull Dellçeva, Berova, Kriva Pallanka… Nëse do të ishte politikë, ata nuk do të kishin marrë”, shprehet ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski në intervistë për Agjencinë Informative të Lajmeve.

Ai nuk deshi të komentojë deklaratën e kryetares së Qytetit të Shkupit, e cila e quajti vendimin e tillë të Qeverisë një përballje me kundërshtarët.

Shprehet se problemi në kryeqytet është sistemor dhe asnjë masë ndërhyrëse nuk mund t’i ndryshojë gjërat. Bën të ditur se në llogarinë e dedikuar të Qytetit të Shkupit qëndrojnë 650 milionë denarë, të cilat për më shumë se dy vjet nuk janë përdorur për asgjë, ndërsa janë të dedikuara për një zgjidhje bulevardi, e cila, sipas tij, bën të ditur në mungesën e kapacitetit.

“Për fat të keq, dy ose tre vitet e fundit kemi problem sepse sistemi është plotësisht i deroguar. Asnjë masë ndërhyrjeje nuk mund ta ndryshojë këtë. Në thelb, duhet të propozohet zgjidhje sistemore për të gjitha problemet që janë grumbulluar në territorin e Qytetit të Shkupit. Përveç kësaj, 650 milion denarë qëndrojnë në llogarinë e dedikuar të Qytetit të Shkupit, të cilat për më shumë se dy vjet nuk janë përdorur për asgjë, dhe janë të dedikuara për një zgjidhje bulevardi brenda qytetit. Nga njëra anë, mungesa e kapaciteteve është e dukshme, e nga ana tjetër, nevojitet qasje sistemore për të zgjidhur problemet në të gjitha bazat – kemi problem me mbledhjen e plehrave, problem me borxhin e Qytetit të Shkupit, borxhin e ndërmarrjeve komunale, transportin publik… thekson Perinski.

Advertisement

Për Komunën e Strumicës, projektet e së cilës së bashku me projektet e Qytetit të Shkupit, Sarajit dhe Tearcës nuk u pranuan, ministri Perinski sqaroi se kryetari Kostadin Kostadinov kishte aplikuar për projekt që tashmë ishte tenderuar dhe për të cilin kishin filluar aktivitetet ndërtimore.

The post Perinski: Financimi i projekteve nëpër komuna nuk është vendim politik, janë financuar edhe komuna që udhëhiqen nga LSDM appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy