ESHS: PBV në vitin 2023 është rritur për 2,1 për qind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Enti Shtetëror i Statistikës sot bëri të ditur se bruto produkti vendor (BPV) në vitin 2023 ka qenë 897.694 milionë denarë dhe krahasuar me vitin 2022 nominalisht është rritur për 10,0%, ndërsa realisht për 2,1%.

Pjesëmarrje më të madhe të vlerës së shtuar me 18,9% në strukturën e PBV-së, në vitin 2023 e kanë sektorët: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave, Transporti dhe magazinimi dhe Objektet e akomodimit dhe aktivitetet e shërbimit me ushqim.

Konsumi final në vitin 2023 në strukturën e BPV-së merr pjesë me 83,4%. Pjesëmarrja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve në strukturën e BPV-së në vitin 2023 është 67,8%.

Vlera e investimeve në mjete bazë në vitin 2023 është 222.114 milionë denarë. Në strukturën teknike të investimeve në mjetet bazë, punimet e ndërtimit marrin pjesë 57,9%, makineritë dhe pajisjet me 32,6%, ndërsa investimet e tjera me 9,5%.

Advertisement

The post ESHS: PBV në vitin 2023 është rritur për 2,1 për qind appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy