Protesta e radhës përpara bashkisë, Këlliçi: Kemi prova se Plarent Ndreca është përfshirë në dosjen “5D”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e radhës përpara bashkisë, Këlliçi: Kemi prova se Plarent Ndreca është përfshirë në dosjen “5D”

Nga protesta  e radhës te Bashkia e Tiranës, Belind Këlliçi paralajmëroi deputetin Plarent Ndreca të përgatitet për provat që opozita disponon ndaj tij për dosjen “5D”.

Ndërsa deputeti demokrat Tomor Alizoti i bëri thirrje Berishës të gjejë zgjidhjen sesi do të bëhet aksioni politik.

“I bëj thirrje ekspertit dhe zarit të Veliajt, deputetit Plarent Ndreca që shumë shpejt do ti bashkohesh bandës së 5D në burg pas shkresave dhe dolumentave të reja që do të dalin. I bëj thirrje Dumanit që të zbatojnë ligjin dhe mos të bëhen pjesë e kolegut të tyre. Fshehja e akteve mbrojtja e Vleijt dhe bandës 5d ne nuk do ti harrojmë kurrë, prandaj zbatoni ligjin dhe të çojnë hajdutët përpara ligjit”, deklaroi Këlliçi.

“Rama nuk mundet me xhiro në bulevard, mundet me protestë. Merreni seriozisht sepse arritja më e madhe në këtë vend ka qenë demokracia. Doktor i nderuar ndaje mendjen çfarë do bësh, sepse radikalizmin ne nuk po e kërkojmë. Ka ardhur tani. Ndaje mendjen doktor, çfarë do bësh me këtë parti, si do e bësh këtë punë”, tha Alizoti.

Advertisement

Megjithatë protesta e kësaj radhe mori një tjetër rrjedhë. Pasi dogjën dy goma, tubuesit marshuan nga Bashkia te Kuvendi për t’u ardhur në ndihmë deputetëve që janë përjashtuar nga Kuvendi.

Në mënyrë të dhunshme, protestues, por edhe militantë të PD-së u përplasën me policinë në përpjekje për të çarë kordonin e uniformave blu.

Turma që tentoi të mësyjë oborrin e Kuvendit udhëhiqej nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu. Madje ky i fundit u përpoq të kalonte mbi kordonin e uniformave blu./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy