Rikthimi! 5 gjërat që duhet të dini për shfaqjen e modës së Victoria’s Secret 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthimi! 5 gjërat që duhet të dini për shfaqjen e modës së Victoria’s Secret 2024

Pas një mungese 6 vjeçare është rikthyer sfilata e Victori’s Secret duke ndezur një përzierie kuriozitetesh mes fansave të modës në mbarë botën. Një nga ngjarjet më ikonike të industrisë, që dikur ishte sinonim i luksit, magjepsjes dhe bukurisë, ka pësuar ndryshime të rëndësishme.

Në këtë artikull po ju tregojmë 5 gjërat që duhet të dini për shfaqjen e modës së VS 2024.

Rikthimi i engjëjve që bënë historinë e markës

Shfaqja e VS është e famshme jo vetëm për të brendshmet shumë tërheqëse, por edhe për modelet e veçanta si ato me krahë engjëlli. Këtë vit, ndër fytyrat më të famshme që u rikthyen në pasarelë janë emrat ikonë si Adriana Lima, Gigi Hadid dhe Tyra Banks. Këto modele, të cilat kanë shënuar epoka të ndryshme të modës, sjellin me vete një trashëgimi unike dhe një bukuri të përjetshme. Në pasarelë kishte edhe fytyra të tjera të njohura për dashamirët e markës; si Behati Prinsloo, Jasmine Tookes, Grace Elizabeth, Taylor Hill, Barbara Palvin, Paloma Elsesser, Imaan Hamman, Devyn Garcia dhe Ashley Graham.

Advertisement

Hyrjet e reja

Krahas emrave historikë, në sfilatën e Victoria’s Secret të këtij viti u debutuan edhe yjet e rinj. Një nga surprizat më të pritura ishte shfaqja e Kate Moss, e cila bëri debutimin e saj surprizë përkrah vajzës, Lila Moss, duke theksuar kështu akoma më shumë trashëgiminë e punës me të bukurën.

Gjithë përfshirja në pasarelë

Shfaqja e këtij viti hodhi një hap të rëndësishëm drejt gjithë përfshirjes, duke mirëpritur për herë të parë dy modele transgjinore: Valentina Sampaio dhe Alex Consani. Me praninë e tyre, marka u përpoq të dërgonte një mesazh: “moda duhet të jetë për të gjithë dhe të pasqyrojë pluralitetin e përvojave njerëzore”. Një taktikë e ndjekur edhe në Javët e Modës të këtij viti. Ky ndryshim është emblematik për një markë që ndër vite është kritikuar ashpër për mungesën e diversitetit në pasarelë.

Advertisement

Por pse u anulua sfilata e Victoria’s Secret?

Pavarësisht nga e kaluara e saj vezulluese, shfaqja e modës së VS ka qenë në qendër të kritikave të rënda vitet e fundit, duke çuar në anulimin e saj në 2019.

Akuzat për mizogjini dhe objektivizimin e grave të lidhura historikisht me markën ngritën pyetje në lidhje me mesazhin që shfaqja e modës së Victoria’s Secret po u dërgonte grave në mbarë botën. Dhe kështu, shumë konsumatorë dhe kritikë filluan të vënë në dyshim vlerat thelbësore të markës, duke kërkuar një përfshirje dhe përfaqësim më të madh.

Pavarësisht nga e kaluara e saj vezulluese, shfaqja e modës së VS ka qenë në qendër të kritikave të rënda vitet e fundit, duke çuar në anulimin e saj në 2019.

Advertisement

Akuzat për mizogjini dhe objektivizimin e grave të lidhura historikisht me markën ngritën pyetje në lidhje me mesazhin që shfaqja e modës së Victoria’s Secret po u dërgonte grave në mbarë botën. Dhe kështu, shumë konsumatorë dhe kritikë filluan të vënë në dyshim vlerat thelbësore të markës, duke kërkuar një përfshirje dhe përfaqësim më të madh.

Polemika të cilat nuk u kufizuan vetëm në perceptimin publik, por patën një ndikim shumë të fortë dhe të drejtpërdrejtë në biznes. Me pak fjalë publiku filloi të kërkonte më shumë pamje reale, trupa të shëndetshëm dhe jo në linja super perfekte. Një pranim më real të lëkurës edhe nëse do të përmbante pak celulit, ajo që 90 përqind e grave e përjetojnë të paktën një herë në jetën e tyre. Dhe pikërisht këtë vit ky ishte ndryshimi më i madh. Në sfilatë u panë gra shumë të bukura, me peshë normale për moshën e tyre dhe lëkurë që i përshtatet viteve që mbajnë mbi supe.

Vendimi për t’u rikthyer
Anulimi për një kohë të gjatë i shfaqjes u pa jo vetëm si një përgjigje ndaj polemikave, por edhe si një mundësi për të rimenduar strategjinë e markës.

Synimi është rikthimi i besimit të konsumatorit dhe përshtatja me kohët moderne, duke u përpjekur të pasqyrojë jo vetëm magjepsjen, por edhe realitetin e larmishëm të grave të sotme.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy