Policia greke ka zbuluar një plantacion hashashi me të paktën 6000 fidanë kanabis. Ky është plantacioni i dytë i zbuluar brenda dy javësh.
Sipas mediave greke, në prangat e policisë ranë ranë kultivuesi kryesor dhe dy shqiptarë të cilët kujdeseshin për hashashin.
Operacioni u zhvillua mëngjesin e djeshëm në një sipërfaqe prej 20 hektarësh ku kultivohej misër në zonën rurale “Pavlos” në Orchomenos.
Pronar i plantacionit me misër ishte një grek nga Fthiotida. Por mes misrit ai kishte zgjedhur të kultivonte edhe hashash.
Shitja e kanabisit do të sillte mbi 12 milionë euro fitim.
Në zonën e plantacionit u gjetën dy shqiptarët që kujdeseshin për hashashin, ndërsa pak më vonë u arrestua edhe pronari i pronës.
Hetimet paraprake për përfshirjen e personave të tjerë po vazhdojnë./vizionplus.tv