Braçe ironizon ankesat e opozitës: Në ’97-ën kam hyrë në Kuvend i gjakosur nga shtetrrethimi i Berishës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar akuzat e opozitës ndaj mazhorancës se kjo e fundit nuk i lejon të futen në Kuvend, duke krahasuar situatën e krijuar me atë të viti 1997.

Braçe theksoi se mazhoranca e kryesuar asokohe nga Sali Berisha krijoi shtetrrethim dhe terror, ndërsa atij iu desh të futej në Kuvend i gjakosur.

“E kanë gabimin, te historia e shkuar nuk vajtëm ne, shkuan këta. Meqë unë Pandi dhe Sali Berisha kemi ngelur më të vjetrit këtu do doja të kujtoja që jam zgjedhur deputet në 96, kur zotëria që është atje i la PS vetëm 10 deputetë. Unë me thënë të drejtën jam një ndër ata që kam hyrë në Kuvend i larë në gjak, jo si ata që janë atje jashtë. Kur kam hyrë në këtë sallë në prill 97, Tirana nuk ishte me gardh për të rregulluar hyrjen normale të ca njerëzve, por në shtet rrethim që drejtohej nga shefi i shtabit, kryetari i shik. Ai zotëria që ishte kryetari i PD, vinte këtu na sulmonte ne dhe ata që kishin organizuar grushtin e shteti, njësoj siç sulmon SHBA. Komike!”, tha ai.

Por, Braçe theksoi se mazhoranca është e përqendruar tek e ardhmja europiane e vendit, duke iu referuar edhe çeljes së grup-kapitujve të parë për anëtarësimin e Shqipërisë në aleancë.

Advertisement

“Ne folëm për ata që ka ndodhur jo më larg se dy ditë më parë, me të ardhmen e Shqipërisë, jo me të shkuarën e Shqipërisë. Këtu ka dy botë, një botë që punon dhe sheh të ardhmen dhe një botë që kërkon me çdo kusht të mbajë të shkuarën”, shtoi ai.

Tensionet mes opozitës dhe mazhorancës nuk kanë munguar as brenda sallës së Parlamentit me nisjen e seancës plenare.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali hapi seancën dhe përshëndeti çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë me BE,  kanë qenë deputetët opozitarë të papërjashtuar që shkaktuan tensione dhe kaos.

Deputeti i PDIU, Gëzim Ademaj, u pa teksa mblidhte karriget pranë foltores, për të penguar seancën. I pranishëm në sallë ka qenë edhe deputeti tjetër i PDIU, Nusret Avdulla./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy