E kërkonte drejtësia italiane, arrestohet në Laç 41-vjeçari, pritet ekstradimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E kërkonte drejtësia italiane, arrestohet në Laç 41-vjeçari, pritet ekstradimi

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Në kuadër të operacionit  të koduar “Operacionalja 20”, u kap në Laç dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, një 41-vjeçar (shtetas shqiptar) i kërkuar nga autoritetet italiane.

Ky shtetas akuzohet nga Gjykata e Firences, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve dhe për vjedhje dhe dhunë.

“Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale organizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 20”, gjatë të cilit u kap në fshatin Gjormë, Laç, dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Gjormë”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Vjedhja me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali./vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy