Sllaveski nga OBRM-PDUKM përkrah iniciativën për Akademinë Shqiptare: Le të marrin pjesë më shumë shkencëtarë e jo përfaqësues nga parti politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Gëzuar fillimin e funksionimit të Shoqërisë së Shkencës dhe Artit nga Tetova”, ka shkruar zyrtari i lartë i OBRM-PDUKM-së, profesori Trajko Sllaveski për njoftimin se disa komuna do të financojnë Akademinë Shqiptare të Shkencave .

Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe ish-ministër i Financave nga radhët e OBRM-PDUKM-së, profesori universitar Trajko Sllaveski, në Twitter ka shkruar një urim të madh për iniciativën e partive të shqiptarëve në pushtet për hapjen e “akademisë” e cila momenatlisht do të funksionojë si Organizatë JoQeveritare. Ai shkruan se shoqëria dhe shkenca kanë nevojë për një gjë të tillë.

“Përkrah fuqishëm iniciativën për themelimin e Shoqërisë Shkencore Artistike me titull pune “Akademia Shqipate e Shkencave dhe Artit” me seli në Tetovë. Shkenca duhet të mbështetet si një volant përparimi në një shoqëri. Jam i sigurt se kjo iniciativë mund të kontribuojë edhe në ndërgjegjësimin për rëndësinë e shkencës dhe nëpërmjet projekteve specifike të japë një kontribut në sferën sociale dhe zhvillimin e ekonomisë dhe industrisë në vendin tonë. Shoqëria e re shkencore dhe artistike me seli në Tetovë duhet të marrë mbështetje nga Shoqëria e ngjashme shkencore dhe artistike ekzistuese me seli në Manastir. Shoqëria për shkencë dhe art nga Manastiri u themelua në prill të vitit 1960 dhe më vonë u quajt Shoqëria shkencore e Maqedonisë – Manastir. Ai përfaqëson një qendër të veprimtarive kërkimore-shkencore dhe artistike në rajonin e Pellagonisë. Sa i përket shoqërisë shkencore-artistike të Tetovës do të ishte mirë që ajo të hapej për pjesëtarët e bashkësive të tjera etnike nga rajoni i Pollogut siç është rasti me shoqërinë shkencore dhe artistike të Manastirit. Rekomandimi i dytë i referohet nevojës që shkencëtarët dhe artistët e komunitetit etnik shqiptar të jenë më aktivë në procesin e themelimit dhe jo përfaqësues nga parti të caktuara politike” deklaroi Sllaveski.

The post Sllaveski nga OBRM-PDUKM përkrah iniciativën për Akademinë Shqiptare: Le të marrin pjesë më shumë shkencëtarë e jo përfaqësues nga parti politike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy