Partia opozitare LSDM ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoskit dhe SASHK-t se pagat në arsim do të rriten për 5%.
Nga LSDM thonë se ky është veprim manipulimi që të parandalohet greva e paralajmëruar në arsim e jo për të plotësuar kërkesat e punonjësve të arsimit.
“U konfirmua se arsyetimet se s`ka para në buxhet, siç thoshte Mickoski, janë vetëm alibi që të mos u rriten pagat. Në buxhet ka para, kurse punonjësit në arsim meritojnë rritje reale dhe të vërtetë të pagave që duhet të jenë 12%. Për këtë shkak kërkojmë që pagat të rriten për 12%. LSDM-ja, pagat e mësimdhënësve i rriti për 55%. Qeveria e Mickoskit duhet të ndalojë me gënjeshtrat dhe manipulimet dhe të ndërmerr hapa konkret që të sigurojë paga dinjitoze dhe kushte pune për mësimdhënësit, ashtu sic është premtuar” – thuhet në reagimin e LSDM-së.
The post LSDM: Me rritjen e pagave për mësimdhënësit prej 5 për qind, Mickoski po manipulon për të ndaluar grevat e paralajmëruara në arsim appeared first on Telegrafi.