
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë dritën jeshile Agjendës së Reformës së Maqedonisë, e cila hap rrugën për fillimin e parafinancimit gjatë presidencës hungareze, u njoftua sot në llogarinë zyrtare të Hungarisë si kryesuese e BE-së në Rrjetin X. .
“Axhendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u miratuan në përputhje me Instrumentin e ri për Reforma dhe Rritje, me vlerë gjashtë miliardë euro”, thuhet në njoftim.
Kjo, shtohet, hap rrugën për fillimin e parafinancimit gjatë presidencës hungareze.
“Mbështetja për integrimin e Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet kyç i presidencës hungareze”, përfundon njoftimi.
The post BE miratoi agjendën reformuese ku përfshihet edhe RMV-ja appeared first on Telegrafi.