Ali Ahmeti ambasadorit Ludva: Vendi po largohet nga Europa, të kthehemi në drejtim të Brukselit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në Tetovë takoi Ambasadorin e Çekisë në Shkup, Jaroslav Ludva.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Ludva, siç njoftojnë nga BDI, bashkëbiseduan kryesisht për integrimin e vendit në Europën e bashkuar dhe pesë prioritetet e shpalosura nga z. Ahmeti.

“Ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimi i rrugës europiane është prioritet mbi prioritetet për Ahmeti, Bashkimin Demokratik për Integrim dhe shqiptarët, por duhet të jetë prioritet edhe për të gjithë.

Vetingu për politikanët, gjykatësit dhe prokurorët me monitorim ndërkombëtar, verifikimi i pasurisë dhe pronës, hetim i privatizimit dhe oligarkisë së lindur nga ai proces, janë patjetërshmueri për sundim joselektiv të ligjit dhe ndalim të gjuetisë politike të shtrigave me propagandë partiake.

Advertisement

BDI nuk është e interesuar për të qenë pjesë e qeverisë, por do të vijojë të alarmojë që legjitimiteti etnik i mungon qeverisë dhe kjo i bën vendimet qeveritare monoetnike. Shqiptarët preferencial po shkaktojnë pasoja të pariparueshme

Maqedonia e veriut është vend multietnik dhe ka nevojë për harmoni midis dy komuniteteve shumicë, shqiptarët dhe maqedonasit”, thuhet në njoftim.

Cënimi sistemor i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese, shtojnë nga atje, është i papranueshëm dhe alarmues për shoqërinë dhe karakterin multietnik të shtetit./Telegrafi/

The post Ali Ahmeti ambasadorit Ludva: Vendi po largohet nga Europa, të kthehemi në drejtim të Brukselit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy